Trump pritet me protesta në Dejton

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vizituar qytetin e Dejtonit, 3 ditë pas masakrës, ku mbetën të vdekur 9 persona. Trump e nisi vizitën në Dejton duke takuar të mbijetuarit në spital. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehu ngushëllimet e tij, ndërsa tha se do jetë në krah të tyre. Menjëherë pas daljes nga spitali, presidenti Trump është pritur nga disa protestues, të cilët, me pankarta në duar i bënë thirrje që të shpëtojë qytetin e tyre. Vizita e presidentit Trump do të vijojë në El Paso, qyteti tjetër që u trondit nga të shtënat e armëve, ku humbën jetën 22 persona. Masakra në El Paso dyshohet se është një krim i nxitur nga urrejtja.