Presidenti i ShBA-ve Donald Trump ka bërë një festë të ushqimit të shpejtë në Shtëpinë e Bardhë. Kjo pasi Trump ka fajësuar mbylljen e pjesëshme të qeverisë mungesën e stafit të kuzhinës.
Ai i mirëpriti fituesit e kampionatit kombëtar të futbollit të kolegjit “Clemson Tigers”, me më shumë se 300 burgerë, patate të skuqura dhe pica. “Për shkak të mbylljes … dolëm dhe porositëm ushqimin amerikan të shpejtë të paguar nga unë”, u tha ai gazetarëve. Pjesa më e madhe e qeverisë federale është jashtë funksionit për shkak të mbylljes.