Statuja prej dylli e Madame Tussauds ka hedhur në plehra figurativisht, figurën e Donald Trump së bashku me disa parulla të tij. Një ndër to është “Make America Great Again”, e cila është vendosur në një kosh mbeturinash, transmeton Cosmopolitan. Në statujë Trump duket të mbajë në duar qese mbeturinash dhe i rrethuar nga shprehje të thëna prej tij si “Fake News!”, “Jeni i shkarkuar” dhe “Unë e dua Berlinin”.
Ajo që bie në sy është që pas shpinës së tij, gjendet Trump Tower, e cila i përket atij. Idea e muzeut është që të që të ndihej si në shtëpinë e tij, duke qenë se tashmë nuk është më në Shtëpinë e Bardhë. Ish presidenti i Amerikës, Donald Trump humbi zgjedhjet e Amerikës dhe u largua me shumë bujë nga presidenca duke kontestuar disa herë fitoren e presidentit të zgjedhur të amerikanëve, Joe Biden-it. Së fundmi u përball në gjyq me akuzën për nxitje dhune të protestuesve të Capitol Hill, prej të cilit ai rezultoi i pafajshëm. Pas këtij eventi, Trump ka paralajmëruar një rikthim në skenën politike amerikane.