Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania, arrijnë sot në Francë, për një vizitë dyditëshe. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se ata do të marrin pjesë në festimin e Ditës Bastille në Paris, më 14 korrik.
Dita Bastille është festë kombëtare në Francë, ndërsa këtë vit përkon edhe me 100-vjetorin e hyrjes së SHBA-së në Luftën e Parë Botërore. Trump do të takojë edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Bisedimet e tyre pritet të përqendrohen në konfliktin në Siri dhe luftën kundër terrorizmit.