Trump në gjyq, Putini dëshmitar (VIDEO)

Pezullimi i urdhër ekzekutiv të Donald Trump për udhëtimin e myslimanëve në SHBA, duket se e ka nervozuar se tepërmi presidentin amerikan. Por, çfarë i mbetet të bëjë nëse ai dëshiron që ta kalojë sërish urdhrin? Këtë herë, presidenti është paraqitur në “Gjykatën e Popullit,” ndonëse fjala është për një satirë nga ana e programit komik “Saturday Night Live”. Dhe, për ta mbështetur presidentin e tij, Trump vendos të sjellë në gjykatë një dëshmitar. Është fjala për një person, karakteri i të cilit duhet të jetë krejt pastër për të dëshmuar dhe ky, kush mund të jetë përveç Vladimir Putinit, siç e thotë edhe vetë Trump, e njeh atë më mirë se kushdo tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=dLYfwprjtog