Trump ndërpret marrëdhëniet me ambasadorin britanik, e kishte cilësuar “qesharak”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndërprerë çdo marrëdhënie me ambasadorin britanik në vend. Vendimi erdhi pasi shefi i diplomacisë britanike e cilësonte qesharak, në disa dokumente të publikuara nga mediat.

“Nuk do të negociojmë më me ‘të”. Me anë të një postimi në profilin e tij Twitter, Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk do të ketë më të bëjë me ambasadorin britanik Kim Darrok, i cili në dokumente të rezervuara që u publikuan në media e cilësonte kreun e shtëpisë së bardhë si “qesharak” dhe të papërshtatshëm. Presidenti amerikan u shfaq i zemëruar dhe me kryeministren në largim Theresa May, e cila rinovoi mbështetjen për diplomatin. Trump shtoi se priste me padurim që të njihej me Kryeministrin e ri britanik. Më tej Trump shkruan se kishte shumë kritika për mënyrën se si Mbretëria e Bashkuar dhe Theresa May kishin menaxhuar Brexit. Ai thekson se është bërë një lëmsh nga May dhe përfaqësuesit e Britanisë së Madhe.

“Unë i thashë se çfarë duhej të bënte por nuk më dëgjoi dhe u soll ndryshe. Nuk e njoh ambasadorin por ai nuk është i vlerësuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk do të merremi më me të. Lajmi i mirë për Mbretërinë e Bashkuar është se së shpejti do të ketë një kryeministër të ri,” shtoi ai. Kreu i Shtëpisë së Bardhë përfundoi postimin e tij duke e cilësuar si të mrekullueshme vizitën në Mbretërinë e Bashkuar një muaj më parë, duke thënë se ishte Mbretëresha ajo që i kishte bërë më shumë përshtypje./ABC News