UASHINGTON – Presidenti Donald Trump ka dhuruar një pjesë të pagës së tij vjetore për të krijuar një program të ri të ndërmarrësisë për veteranët ushtarakë, kanë thënë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të mërkurën.
Zyrtarët thonë se Trump do t’i dhurojë pagën e tij tremujore Administratës amerikane për bizneset e vogla, e cili do të përdorë paratë për të ngritur një program të quajtur “Liderë në Zhvillim”, i përqendruar ekskluzivisht në ndihmën e veteranëve për të filluar bizneset e vogla pas një jete ushtarake.
Presidenti mbledh një pagë vjetore prej 400,000 dollarë.