Trump fyen rëndë Haitianët: “Ata janë me AIDS!”

30
Presidenti amerikan Donald Trump është sërish në qendër të polemikave. Sipas asaj që shkruan gazeta prestigjioze “Ne York Times”, në një takim në zyrën Ovale, presidenti ka sulmuar emigrantët dhe ka dalë kundër dhënies së vizave për të hyrë në SHBA në vitin 2017. 15 të ardhurit nga Haiti, “kanë të gjithë Aids”, – ka thënë Trump sipas “New York Times” dhe 40 të ardhurit nga Nigeria “nuk do të kthehen më në kasollet e tyre”.

Sipas burimeve të cituara nga gazeta njujorkeze, Trump ka hapur diskutimin, duke lexuar të dhënat e marra nga këshilltari i tij Stephen Miller mbi numrin e emigrantëve të mbërritur në SHBA, para se të bënte kritikat e tij.

Mësohet se Sekretari i sigurisë Kombëtare, John Kelly dhe Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, janë përpjekur ta qetësojnë presidentin, por zemërimi i tij ka qenë i pafrenueshëm dhe në fund Kelly, duke u bashkuar me Miller, kanë debatuar me Tillerson, duke e fajësuar për numrin e tepërt të të ardhurve në Amerikë.

Comments are closed.