“Ditë e madhe për sigurinë kombëtare” shkroi në Twitter presidenti amerikan Donald Trump. “Mes shumë gjërave të tjera do te ndërtojmë edhe kufirin me Meksikën”. Me këtë njoftim kreu i Shtëpisë se Bardhe konfirmoi lajmet që kishin dalë se ai kishte firmosur një dekret për të frenuar emigracionin dhe për ndërtimin e një muri ne kufirin mes SHBA dhe Meksikës. Donald Trump realizoi kështu një nga premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Tubacioni “Keystone XL”, është projektuar të çoje naftën e papërpunuar nga Kanadaja për në rafineritë amerikane pranë Gjirit të Meksikës. Kurse tubacioni i Dakotës, për transportimin e naftës nga shteti Dakotës së Veriut drejt shtetit te Illinoit. Pas një studimi të gjatë, ish-presidenti Barack Obama e hodhi poshtë projektin e tubacionit Keystone në vitin 2015, për shkak të shqetësimeve të ndotjes së mjedisit. Kryeministri kanadez Xhastin Trudo tha se i kishte dhënë presidentit Trump gjithë mbështetjen për realizimin e këtij projekti të naftësjellësit.