Trump fillon fushatën për zgjedhjet e 2020-ës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet e presidenciale të vitit 2020, duke thënë se demokratët po kërkojnë të “shkatërrojnë vendin”.

Trump, gjithashtu tha në një tubim në Orlando, Florida, se nën udhëheqjen e tij do të zhdukej sëmundja e AIDS-it dhe do të zbulohej një kurë për “shumë sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin”.

Florida është shpesh një vend i rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Aty, Trump fitoi në vitin 2016, por disa sondazhe tregojnë se ai nuk po qëndron mirë në krahasim me kandidatët potencialë demokratë për votimin e vitit 2020.

Trump është favorit që të jetë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në anën tjetër, më shumë se 20 kandidatë demokratë kanë shpallur synimet për të kërkuar nominimin, derisa sondazhet po i udhëheq, ish-nënpresidentin Joe Biden.