STAMBOLL – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, e ka informuar atë “shumë fuqishëm” se Turqia “do të çrrënjos çdo gjë që ka mbetur nga DEASH-i në Siri, transmeton Anadolu Agency
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Trump shkroi se, “Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më ka informuar mua shumë fuqishëm se ai do të çrrënjos çdo gjë që ka mbetur nga ISIS-i (DEASH) në Siri… dhe ai është burri që mund të bëjë akoma më shumë, Turqia është menjëherë në derën tjetër. Trupat tonë po vijnë në shtëpi”.
Postimi i tij erdhi pas bisedës telefonike të ditës së djeshme midis dy presidentëve, kur diskutuan “tërheqjen e njoftuar së fundmi të trupave amerikane nga Siria, si dhe tregtinë e zgjeruar thellë”.
President @RT_Erdogan of Turkey has very strongly informed me that he will eradicate whatever is left of ISIS in Syria….and he is a man who can do it plus, Turkey is right “next door.” Our troops are coming home!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 24, 2018
Trump e përshkroi bisedën telefonike “të gjatë dhe produktive”.
Javën e kaluar, Trump duke cituar disfatën e grupit terrorist njoftoi se trupat e SHBA-ve do të tërhiqen nga vendi i shkatërruar nga lufta. Ai në një video-mesazh të postuar në llogarinë e tij në Twitter, tha se “është koha që trupat të kthehen në shtëpi”.
“Djemtë tanë, gratë tona të reja, burrat tanë, të gjithë ata po kthehen në shtëpi dhe ata po kthehen tani”, shkroi Trump.
Sipas raportimeve të mediave, forcat tokësore të SHBA-ve do të largohen nga Siria brenda 60 deri në 100 ditë. Mbetet e paqartë nëse trupat e SHBA-ve në Siri, të vlerësuar rreth 2.000 ushtarë, të gjithë do të largohen menjëherë ose do të tërhiqen gradualisht.