Presidenti amerikan Donald Tramp sot ka dënuar dërgimin e pakove të dyshimta ndaj Bill dhe Hilari Klinton, Barak Obama si dhe në selinë e Si-En-En-it dhe kompanisë “Tajm Vorner”.
Tramp e ka shpërndarë porosinë e nënpresidentit Majk Pens të shkruar në Tuiter dhe ka thënë se “plotësisht pajtohet”.
Shtëpia e Bardhë poashtu ka dalë me komunikatë duke dënuar dërgimin e sotëm të pajisjeve të dyshimta dhe i ka konsideruar si “përpjekje të fshehta për sulm” dhe “akte të tmerrshme”, duke paralajmëruar se përgjegjësit do të thirren në përgjegjësi.
Shtëpia e Bardhë, me kumtesë, madje i dënoi tentimet për sulme ndaj Obamës dhe Klintonit.
“Këto vepra terroriste janë të ulëta, dhe secili që është përgjegjës do të ballafaqohet me ligjin”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders.
Përfaqësues anonim amerikan ka deklaruar se hetuesit besojnë se pajisja e dërguar në shtëpinë e Klintonit në një periferi të Nju Jorkut ndërlidhet me pajisjen e cila të hënën ishte gjetur në kompleksin e miliarderit Xhorxh Soros.