Trump do ta kthejë New York në karantinë?

146

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se po mendon që ta shndërrojë të gjithë New York në karantinë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

“Po konsiderojmë mundësinë për ta kthyer në karantinë. Jam duke e menduar”, u tha Trump gazetarëve.

Por, Guvernatori i New York, Andrew Cuomo, tha se nuk kishte diskutuar me Presidentin për masa të tilla.

“Nuk kam biseduar ndonjëherë për karantinë. As nuk e di se çfarë do të thotë”, tha ai për gazetarët.

Shteti i New York ka numrin më të madh të rasteve me persona të infektuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Comments are closed.