“Vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, për tu tërhequr nga marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimaterike mund ta kthejë Tokën si planeti Venus me një temperaturë 250 gradë Celsius”. Këtë reagim e ka bërë shkencëtari i njohur Stephen Haëking, i cili shton më tej se “ky vendim do të shkaktojë dëmtim të madh mjedisor në planet për gjeneratat që do të vijnë”. Sipas tij bota është në një pikë ku ngrohja globale mund të bëhet e pakthyeshme. “Veprimi i Trump do ta kthejë Tokën si Venusi, me një temperaturë 250 gradë Celsius dhe do të bjerë shi me acid sulfurik,” ka thënë ai për BBC. Disa javë më parë Trump njoftoi se SHBA do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit, e cila është nënshkruar nga pothuajse 200 vende në mënyrë që bizneset amerikane të mos jenë në disavantazh nga konkurrenca.
“Trump do ta djegë planetin nga temperaturat e larta”
Leave a comment