Presidenti amerikan, Donald Trump do të nënshkrujë projektligjin dypartiak për të shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane, dhe më pas do të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare për të financuar projektin e tij për murin me Meksikën, ka thënë repblikani, Mitch McConnell.
Me këtë hap, Trump mund të shfrytëzojë fondet ushtarake për murin SHBA-Meksikë.
Duke folur para Senatit, lideri i shumicës në këtë dhomë, ka njoftuar për planin e Trumpit, pak para se Dhoma e Përfaqësuesve të votojë për projekligjin e krijuar nga kompromisi i të dyja palëve.