Presidenti amerikan, Donald Trump, në një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, iu ka bërë thirrje vendeve në rajon në lidhje me zgjidhjen e krizës së Katarit. Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë është vënë në dukje se me bisedën telefonike mes Trumpit dhe mbretit Selman është diskutuar për luftën kundër terrorizmit dhe thuhet ndër të tjera se “Presidenti (Trump) ka nxitur të gjitha palët që të gjejnë një zgjidhje diplomatike në përputhje me premtimet e bëra në Samitin e Rijadit me qëllim për të siguruar unitetin.”
Në deklaratë gjithashtu theksohet se Trump dhe mbreti Selman kanë shkëmbyer edhe pikëpamjet në çështjen se “Irani përbën kërcënim për rajonin”. Ndër të tjera theksohet se mbreti Selman në bisedë i ka shprehur presidentit Trump ngushëllimet për personat që kanë humbur jetën nga uragani Harvey, dhe se nga dy liderët janë mirëpritur përpjekjet e bëra në rajonet e ndikuara nga uragani.