Truke për të provuar nëse materiali i veshjes është i njëjtë me etiketën (VIDEO)

33

Me këtë truk të thjeshtë do të mësoni a i përgjigjet materiali i rrobave asaj që është shkruar në tiketë. Mund të verifikoni pambukun, mëndafshin, lirin, leshin, materialet sintetike… Mjafton që nga ana e brendshme e rrobave të prisni një pe dhe ta qitni në flakë. Sipas asaj se si digjet, çfarë arome lëshon dhe çka mbetet në fund nga ai, do të zbuloni se për çka është fjala. Aty është udhëzim i shkurtër, ndërkaq nën të videoja.

– Pambuku digjet, nuk shkrihet, lëshon aromë sikur druri apo letra që digjen, pas djegies mbetet hiri i pastër ngjyrë të hirtë

– Liri digjet, nuk shkrihet,lëshon aromë sikur druri apo letra që digjen. Pas djegies mbetet hiri i pastër ngjyrë të hirtë

– Leshi digjet, nuk shkrihet. Lëshon aromë të fuqishme sikur digjen flokët apo pendlat. Digjet edhe kur largohet nga flaka. Në fund mbetet një kokërr e zezë në fund e cila mund të grimcohet me gishta.

– Mëndafshi digjet, nuk shkrihet. Lëshon aromë sikur digjen flokët apo pendlat, mirëpo jo intensivisht sikur leshi. Digjet edhe kur hiqet nga flaka, në fund mbetet kokrra e zezë e cila mund të grimcohet me gishta.

– Najloni rrudhet në flakë, shkrihet, mund të digjet. Ka aromë e cila rikujton selinon. Në fund mbetet kokrra e zezë e yndyrshme e cila mund të grimcohet. Shikoni në këtë video secilin material se si digjet:

https://www.youtube.com/watch?v=kb4tCcnA6jo

Comments are closed.