Kanadaја edhe më tej vazhdon me mbështetjen e ambicieve të Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe e pret ditën kur do t’ju dëshirojmë mirëseardhje në Aleancë, shkruan kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo, në letrën me urime për zgjedhjen e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Ai ka theksuar se Kanadaja e përshëndet formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhja e saj, siç thotë, vjen pas një periudhe të rëndë tranzitore , dhe në emër të vendit të tij, shfaq shpresë për një ardhmëri të bashkëpunimit të frytshëm.
“Jam i sigurt, porosit në letrën e tij kryeministri kanadez, se do të vazhdoni të udhëhiqni vendin tuaj me ndershmëri dhe përgjegjësi, të denjë në mbështetjen e popullit të vendit tonë, në drejtim të një ardhmërie të ndritshme të bazuar në reformat e paralajmëruara, të aspiratave evropiane, dhe në përpjekjet për stabilitet rajonal”, thotë Trudo në letër. Ua përcjell, thekson kryeministri kanadez, dëshirat e mia më të mira për sukses në realizimin e programit tuaj qeveritar dhe shpresoj se do të kemi mundësi për bashkëpunim në realizimin e prioriteteve tona të përbashkëta.