Kryeministri kanadez Xhastin Trudo mbetet në pushtet pasi fitoi në zgjedhjet e djeshme, kundërshtari i tij kryesor e pranoi humbjen, por liberalët e tij nuk arritën të arrijnë fitore të shumicës.
Trudo është në pushtet nga viti 2015, ndërsa nga viti 2019 qeveris me shumicë në parlament.
Erin O’Tul, lider i partisë më të madhe opozitare në Kanada, Partia konservatore, mbrëmë vonë e pranoi humbjen dhe duke iu referuar mbështetësve në njësinë e tij zgjedhore në Toronto, tha se i është paraqitur Trudos për ta uruar.
Sipas rezultateve të deritanishme, konservatorët kanë 121 nga 338 vende në parlament, ndërsa liberalët kanë 157 vende.
Rreth 27 milionë kanadezë me të drejtë vote zgjodhën 338 anëtarë në Dhomën e ulët, ndërsa partisë i nevojiten 170 vende për të pasur shumicë. Nëse asnjëra prej nëntë partive të cilat ndërrohen në pushtet që nga viti 1867 nuk fiton shumicë në Parlament, fituesi përbën qeveri të pakicës.