Bruksel, 10 shtator – Komisari i ri për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim Laslo Troshanji deklaroi se është i nderuar me dikasterin i cilin ia ka besuar Ursula Fon der Lajen.
Ai në Tuiter paralajmëroi bashkëpunim me Parlamentin Evropian dhe me shefin e ardhshëm të diplomacisë Xhozep Borel.
“Jam i nderuar me propozimin ta marr dikasterin e komisarit për Fqinjësi dhe Zgjerim. Pres angazhim me Parlamentin Evropian dhe bashkëpunim të ngushtë me Xhozep Borel. që t’i mobilizojmë të gjitha instrumentet e BE-së dhe të punojmë së bashku për të mirën e fqinjësisë sonë[“,ka shkruar Troshanji.