Gary Cohn, kryetari i Këshillit Kombëtar Ekonomik i Shtëpisë së Bardhë dhe një prej bashkëpunëtorëve kyç të presidentit amerikan Donald Trump, të martën ka paralajmëruar dorëheqjen, vetëm disa ditë pasi presidenti paralajmëroi një lloj lufte tregtare me pjesën tjetër të botës dhe planin e futjes së normave të larta doganore në çelik dhe alumin.
“Gary ka qenë këshilltari im kryesor ekonomik dhe ka kryer një punë të shkëlqyer në zbatimin e planeve tona, ka ndihmuar në vendosjen e reformave historike tatimore dhe ka ndikuar në rritjen e ekonomisë amerikane, ka thënë Trump në deklaratën e shkurtër për New York Times.
“Ai është në person me talent të rrallë dhe i falënderoj për shërbim të përkushtuar popullit amerikan, ka shtuar presidenti amerikan. Siç merr vesh New York Times, Cohn duhet ta braktisë Shtëpinë e Bardhë brenda disa javëve, dhe me këtë do t’i bashkohet një numri të madh të zyrtarëve nga rrethi i Trump-it të cilët në kohë të fundit e kanë braktisur administratën e tij, dhe në mes tyre janë edhe drejtoresha me ndikim shumë të madh e komunikimit Hope Hicks si dhe sekretari i fuqishëm i shefit të kabinetit Rob Porter.
“Ishte nder për mua të punojë në zbatimin e politikave të drejtuara në rritje të ekonomisë sonë dhe për të mirën e popullit amerikan, dhe posaçërisht më vjen mirë që kemi vendosur reformën tatimore”, ka thënë Cohn, transmeton Insajderi.com. Burimet e Shtëpisë së Bardhë insistojnë se Cohn dhe Trump janë ndarë në rrethanat miqësore dhe se asnjë arsye konkrete, madje as paralajmërimi i futjes së normave të larta doganore, nuk ka qenë shkak dorëheqjes së tij.
Gjithashtu pretendohet se Cohn do të mbetet në kontakt me Trumpin për ta këshilluar jo zyrtarisht. Megjithatë, shkuarja e Cohnit, demokrat i orientuar kah liritë tregtare i cili ka luftuar shpesh me nacionalistët me të cilët është rrethuar Trumpi, ka mundur të dikojë fuqishëm në politikat e ardhshme ekonomike të Trumpit dhe të shkaktojë nervozizëm në tregun e kapitalit.
Kur në gusht të vitit të kaluar doli në publik një thashetheme se gjoja Cohn ka kërcënuar me dorëheqje, indekset e bursave menjëherë filluan të bien, gjë që dëshmon se çfarë faktori i rëndësishëm ishte Cohn për sektorin ekonomik