Shkup, 1 qershor – Mensur Mustafa 28-vjeç dhe dhe Abdulkerim Mustafa 26-vjeç nga Koliçani i Epërm janë vëllezërit që sot ndërruan jetë në tragjedinë që ndodhi rreth mesditës në Çair.
Familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e dy vëllezërve, të cilët mbetën të ngujuar në kanalin që i zuri ata pas punimeve që po kryenin në rrugën ‘Kemal Sejfulla’ karshi poliklinikës Çair, konkretishf gjatë gropimit të dheut me ekskavator për rrjetin ujësjellës, kishtr ardhur deri tek rrëshqitja e dheut dhe si pasojë e kësaj tre trupa ishin bllokuar.
Dy vëllezërit kishin ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një 54-vjeçar me lëndime ishte nis drejt Spitalit të Qytetit. (koha.mk)