Tronditet Beogradi, opozita rrethon televizionin publik

Beograd. 13 dhjetor – Vuçiç ose demokracia. Kjo është porosia e opozitës serbe për Bashkimin Evropian. Këta protestues janë nisur drejt hyrjeve të transmetuesit publik të Serbisë.

Afera të ndryshme nxjerr opozita dhe kërkojnë shkarkimin e drejtuesve të televizionit serb. Që nga tregtia me armë e deri tek tregtia me drogë është akuzuar presidenti serb. Opozita thotë se këtu më nuk ka liri, transmeton gazeta KOHA.

“Radio Televizioni i Serbisë nuk e bën punën e tij dhe nuk informon publikun për ato që ndodhin në këtë vend. Nuk mund të më thonë që qytetarët nuk janë të interesuar për aferat e pushtetit”, tha Jeremiç.

Tensionet në Serbi u ngritën kur për tregti me armë u akuzua i ati i Ministrit të Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç, se favorizohej dhe bënte tregti më armë më disa shtete ndër të cilat edhe ato arabe. Ministri mohoi bashkë me gjithë politikën këtë gjë.

Opozita serbe thotë se do të bojkotoj zgjedhjet në rast se nuk ka ndryshime dhe liri në media. Në këtë mes është kërkuar ndërhyrja ndërkombëtare dhe negociatat me një pjesë kanë filluar. Në udhëtim zyrtar, Tanja Fajon, eurodeputetja sllovene ka mision të afroj palët që duken të pamundura.

Presidenti Vuçiç dhe partia e tij bënë thirrje që vetëm opozita të ftohet në media. Ai tha se Serbia megjithatë do t’ia dalë pa dhunë kësaj radhe.

“Nuk do të përdorim asnjë dhunë, përfshirë edhe atë që e lejon ligji. Nuk besoj se një numër i vogël mund të sfidojë sigurinë pasi Serbia është një vend demokratik”, tha ai.

Shtypi serb dhe ekranet televizive filluan të shfaqnin figura që rrallë janë parë përfaqësuesit e opozitës sërish nëpër emisione, por ata thonë se kjo nuk mjafton pasi është vonë për ta kthyer lirinë që zgjedhjet e pranverës të jenë të lira.(koha.mk)