Përfaqësues të lartë të forcave të sigurisë në Rusi kanë konfirmuar sot se ata kanë parandaluar sulme terroriste me dronë gjatë Botërorit 2018 që u zhvillua në këtë vend gjatë verës. Drejtori për Shërbimet e Sigurisë Federale në Rusi, Aleksander Bortnikov, e konfirmoi këtë në një takim me agjencitë e sigurisë në vend gjatë ditës së sotme. Ai bëri të ditur se agjentët e FSB kishin zbuluar 7 grupe që planifikonin sulme ndaj fansave të huaj që kishin udhëtuar drejt Rusisë me e ndjekë aktivitetin. Ai pohoi gjithashtu se këto sulme ishin ndalë falë edhe bashkëpunimit me agjenturat e huaja.
“Një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar asht edhe zhvillimi i Kupës së Botës në Rusi gjatë këtij viti. Falë përpjekjeve të përbashkëta u bë i mundur parandalimi i sulmeve terroriste”, deklaroi ai në këtë mbledhje.