Një grua ka braktisur foshnjën e saj në spital pasi ka rezultuar me Covid-19.
Nëna e çoi foshnjën për vizitë në një spital në Palermo të Italisë dhe pas vizitës mjekët i komunikuan se foshnja rezultoi me Covid-19. Në momentin që ishte vënë në zbatim protokolli i izolimit nëna nuk ndodhej më në spital.
Stafi i spitalit u përpoq të komunikonte me nënën e foshnjës por ishte e kotë, sepse ajo u largua për të mos u kthyer më.
Gruaja nuk i përgjigjet telefonatave të stafit mjekësor, për këtë arsye spitali i Palermos është i detyruar të njoftojë policinë.