[adning id="476476"]

Trofeu Gamper me 8 gusht, Barcelona përballë Juventusit

23

Më 8 gusht, në “Camp Nou”, sikurse është traditë, do të dorëzohet trofeu Gamper, i organizuar nga Barcelonë, që këtë edicion do të ketë përballë si kundërshtar Juventusin.

Pas zyrtarizimit të “Trofeut Berlusconi”, vera e bardhezinjve “pasurohet” me një tjetër ndeshje miqësore me prestigj absolut ndaj ekipit të drejtuar nga Ronald Koeman. Për Massimiliano Allegrin do të jetë mundësia e parë për të provuar grupin ndaj një kundërshtari me status të lartë në arenën ndërkombëtare.

Lionel Messi sërish përballë Cristiano Ronaldos, një duel mitik, që këtë herë shërben si nxemje në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik.

Për edicionin e 56-të të “Trofeut “Gamper”, megjithatë, do të ketë një risi të rëndësishme që do t’i paraprijë përballjes midis Zonjës së Vjetër dhe “blaugranave” (ora 21:30).

Disa orë më parë, saktësisht në orën 18.00, do të zhvillojet një tjetër përballje, por mes ekipeve të fermave të Juventusit dhe Barcelonës, dy skuadra kampione në vendet respektive.