Uashington, 8 prill – Ministrja amerikane e Punëve të Brendshme, Kirstjen Nilsen dha dorëheqje nga funksioni publikoi mbrëmë në Tuiter presidenti i SHBA-së, Donald Tramp. Në publikimin në Tuiter, Tramp paralajmëroi se deri në zgjedhjen e ministrit të ri të Punëve të Brendshme, ushtrues i detyrës i këtij funksioni do të jetë komisari aktual për doganë dhe mbrojtje të kufijve Kevin Mekalinan.
Nilsen nga ana saj deklaroi se do ta braktis funksionin më 10 prill, me qëllim, siç theksoi të sigurojë “periudhë kalimtare”. “U pajtova të mbetem në detyrë deri të mërkurën më 10 prill, që të siguroj periudhë kalimtare dhe të siguroj se nuk do të prishen qëllimet dhe detyrat themelore të Ministrisë”, publikoi Nilsen, gjithashtu në Tuiter. Siç njoftoi CBS Njuz, tash për tash nuk dihet nëse Nilsen vetë ka dhënë dorëheqje ose është detyruar për atë. NIlsen është emëruar ministre e Sigurisë së Brendshme në dhjetor të vitit 2017.