Romë, 1 nëntor – “Trip edvajzer” publikoi listë të re vjetore të qyteteve në botë që ofrojnë zgjidhje më të mirë të ushqimit, dhe vlerësime më të larta kanë Roma dhe Firence. Top 10 lista është përbërë në bazë të komenteve të lexuesve në faqen e internetit.
Qyteti i përjetshëm i Romës, është i stërmbushur me turistë në çdo periudhë vjetore, ndërsa në majën e kësaj liste u gjet edhe për ëmbëltoret. Qyteti i dytë në listë, sërish në Itali është Firence. Këtu më së miri do t’u shërbejnë në qendrën tregtare Merkato centrale, por edhe në shëtitjet nëpër fshatrat rreth qytetit.
Pas tyre vijojnë Parisi, Franca dhe Barcelona, kryesisht për shkak të kuzhinave tradicionale. Ndërsa, pas tyre, Nju-Orleans dhe Nju-Jork. Në vendin e shtatë është Venecia e Italisë, lokacion ideal për adhuruesit e verës, ushqimin e detit dhe gjithsesi brumërat.
I teti në listë është Madridi, ku në Merkado de San Migel, për shembull, turistët mund të kënaqen në tapasin tipik spanjoll dhe në verëra të ndryshme.
Në vendin e nëntë është Tokio, ndërsa në të 10 është Bangkok, më i njohur për “zgjedhjen e tij rrugore” të ushqimeve tajlandeze.