Shkup, 3 prill – Identiteti është premiera më e re e Teatrit të vallëzimit Shkup, krijuar nga koreografi Risima Risimkin dhe valltarët e Teatrit të valleve Shkup. Aty marrin pjesë valltarët profesional të Teatrit të vallëzimit Shkup, stazhistët e Katedrës për vallëzim modern pranë UGD, stazhistët nga Zvicra dhe Turqia, si dhe artistë të rinj nga Inkubator programi për kulturë. Një shqiptare, Tringa Hysa nga Prishtina është në mesin e dhjetëra artistëve që do të performojë në premierë.
Në ndërkohë, marrin pjesë edhe Anastasija Dançevska, Dejan Bitrovski, Adrijana Dançevska, Boban Ruseski, Jovana Zajkova, Tereza Llazarev, Sara Cvetkovska, Isidora Kralevska, Frosina Shuman, Boris Bogdanovski, Tanja Krstevska, Nil Hehner dhe Jasmin Sisti (k.g Zvicër/Itali), Damlla Pinar Bashar (k.g Turqi) dhe Inkubator artistët e rinj: Viktorija Koceva, Antonija Dimitrijevska, Angella Mihova, Jana Kostoska dhe Joana Bllagadusha. Kostumet për shfaqjen janë vepër e artistit të theksuar, Bllagoj Micevski. (koha.mk)