Është ende shumë i vogël për të folur, por ka qenë i zoti që pa thënë asnjë fjalë të bëjë shumë shokë… majmunë. Miqësia e pazakontë e 2-vjeçarit Samarth Bangarit me 20 majmunë është bërë objekt diskutimi në fshatin e tij në jug të Indisë. Xhaxhai i djalit thotë se është e çuditshme sjellja kaq miqësore e majmunëve dhe ai ka frikë se ndonjë ditë ata do e sulmojnë vogëlushin kur prindërit e tij të jenë duke punuar arat. Majmunët vijnë çdo ditë në të njëjtën orë për të takuar 2-vjeçarin. “Kur e gjejnë në gjumë, majmunët e zgjojnë dhe rrinë me të për 1 ose 2 orë”, tregon xhaxhai.