Moment fantastik për Guardiolën, i cili e mbyllin sezonin me çdo trofe të mundshëm të fituar brenda ishullit. Në Angli, përveç fitoreve, 48- vjeçari po bën të flitet edhe për trikon e tij gri. “The Sun” shkruan se tifozët e Sitit e konsiderojnë një hajmali, aq sa shumë po e kërkojnë në dyqane për ta blerë.
“Trikoja e famshme është përdorur 30 herë nga trajneri këtë sezon”, shpjegon tabolidi, duke u interesuar më gjatë rreth historisë së saj: “Kushton 1.200 sterlina dhe është prodhuar nga shtëpia e modës së preferuar nga kryeministrja Tereza Mej, ‘Herno’”.
Ka edhe një këshillë për ata që nuk ia lejojnë vetes një çmim të tillë: “Në ‘Asos’ mund ta gjeni edhe për 30 sterlina”. Por ekziston mundësia për të blerë edhe atë origjinale, të veshur nga tekniku spanjoll, i cili ka vendosur që ta nxjerrë në ankand për bamirësi: “Është verë dhe për pak nuk do të më shërbejë më”.