Shkup, 7 nëntor – E porosis kreun e ri të Shkupit Petre Shilegov të realizoj projekte serioze, ti hulumtojë ujërat nëntokësorë, si pajiset burimi në Rashçe, thotë biznesmeni dhe ish kreu i Shkupit, Trifun Kostovski, transmeton Koha. “Në kohën time, kur unë isha kryetar, kishte rreth 6-7 mijë gropa septike rreth Rashçes. Sot ai numër nuk është nën 25.30 mijë. Ajo pjesë e ndotur e ujërave ndonjë dit do të vijë në kontakt me ujërat nëntokësor’ thotë Kostovski duke alarmuar se është e nevojshme të hiqet asbesti nga rrjeti i ujësjellësit, masa këto që nuk janë marrë rrafsh tetë vitet e fundit, thotë ai. Sipas Kostovskit, nevojitet decentralizim më i madh dhe autonomi më e madhe e vetëqeverisjes lokale.