Sarajevë, 11 korrik – Në Qendrën memoriale Potoçari sot do të varrosen mbetjet mortore të 33 viktimave të reja të identifikuara, të cilat janë gjetur në një varrezë masive në afërsi të Srebrenicës.
Çdo vit në këtë ditë në Qendrën memoriale u organizua përkujtimi i viktimave të gjenocidit.
Nga fundi i luftës në Bosnje, më 11 korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës kryen masakër ndaj 8.000 burrave dhe djemve boshnjakë në enklavën myslimane të Srebrenicës. Kjo vrasje masive, e cila u njoh si gjenocid nga ana e gjyqësisë ndërkombëtare, është krimi më i rëndë i kryer në Evropë pas përfundimit të Luftës së Dytë botërore.
Në varrezat e Qendrës memoriale Potoçari deri më tani janë varrosur mbetjet e 6.610 viktimave, të cilët janë identifikuar me analizë të ADN-së. Po gjurmohet edhe për mbi 1.000 banorë të zhdukur të Srebrenicës.
Deri më tani Tribunali ndërkombëtar në Hagë, Gjykata e BeH-së dhe gjykatat në Serbi dhe Kroaci dënuan gjithsej 47 njerëz me mbi 700 vite burg, janë dhënë katër aktvendime me burg të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera në Srebrenicë.