Shkup, 25 janar 2018 (MIA) – Maqedonia sot shënon 37 vite nga lindja e këngëtarit të njohur maqedonas, Toshe proeski, i cili humbi jetën tragjikisht në fatkeqësi komunikacioni afër Nova Gradishkës, Kroaci.
Në qytetin e tij të lindjes, Krushevë, do të mbahet manifestim muzikor në organizim të vetëqeverisjes lokale, shtëpisë përkujtimore “Todor Proeski”, fondacionit ndërkombëtar “Toshe Proeski” dhe shkolla e mesme “Naum Naumovski Borçe”.
Do të interpretojnë bendi lokal “Kici dhe Pece”, kori i shkollës së mesme “Naum Naumovski Borçe” si dhe këngëtari operistik, sopranoja Biljana Josifov, e shoqëruar nga pianisti Sashko Nikollovski.
Paraprakisht, në orën 11:15 (koha kur ka lindur Toshe Proeski në vitin 1981) do të vendosen lule në varrin e tij në Gumenje.
Në Krushevë tashmë po arrijnë adhurues të tij nga Maqedonia dhe nga Ballkani për ta shënuar ditëlindjen e Toshes dhe të konfirmojnë se ai jeton me këngët dhe në kujtimet e të gjithëve.
Në Shkup, me rastin e ditëlindjes së Toshes, i cili ishte edhe humanist i madh, do të organizohet aksion i dhurimit të gjakut në Shtëpinë e ARM-së në periudhën prej orës 9 deri në orën 17:00. Aksionin e organizojnë Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, Organizata komunale e Kryqit të Kuq nga Gazi Baba, Instituti për Mjekësi transfuzioni dhe Fondacioni Toshe Proeski.
Toshe e humbu jetën më 16 tetor të vitit 2007. Ai nuk ishte vetëm yll nga Maqedonia, por edhe ballkanik. Këngët e tij u bënë hite të cilat këndohen edhe sot.