Tetovë, 15 prill – Tridhjetë centimetra dëborë e re ka rënë mbrëmë në qendrën dimërore rekreative Kodra e Diellit. Sipas të punësuarve në kapacitetet akomoduese, bora filloi të bjerë të dielën rreth orës 20 dhe gjatë natës ka formuar një shtresë të konsiderueshme dëbore.
“Mund të thuhet se bora na ka suprizuar pak. Herën e fundit pati rënë në shkurt, ndërsa në mars nuk ka rënë dëborë asnjë ditë. Tani për një kohë të shkurtër ka formuar edhe shtresë të konsiderueshme, ndërsa vazhdon të bjerë edhe sot në mëngjes”, deklaroi Tihomir Anovski nga kapaciteti akomodues “Konak”.
Ai thotë se nuk beson se do të vazhdojë sezoni i skive, sepse në prill temperaturat janë më të larta dhe bora shkrihet shpejt.
“Gjithçka varet nga kushtet e motit. Megjithatë në prill edhe temperaturat janë më të larta, kështu që pres që bora të shkrihet shpejt”, tha Anovski.
Borë ka edhe në rrugën rajonale Tetovë-Kodra e Diellit, ndërsa sipas Anovskit lëvizja është e vështirë për shkak të reshjeve të vazhdueshme. Mund të kalohet vetëm me automjete terreni por jo edhe me automjete motorike të udhëtimit.
Nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike thonë se në Kodrën e Diellit në ditët e ardhshme sipas gjendjes meteorologjike ka mundësi për reshje të reja të dëborës.