Oda ekonomike Maqedoni-Rusi sot organizon tribunë dhe trajnim njëditor për menaxherë të Maqedonisë me temë “Veçoritë e tregut rus dhe strategjia për sukses (potencial, mundësi, realizim)”. Përfaqësuesit e kompanive dhe të gjithë të pranishmit do të kenë mundësi t’i dëgjojnë përvojat dhe këshillat e pronarëve dhe menaxherëve të lartë të shtëpive të mëdha distributive nga Federata Ruse, ekspertë për punën e jashtme – tregtare nga ky treg, si dhe nga ekipi udhëheqës i “Shtëpisë maqedonase” nga Moska për plasmanin e mallit të Maqedonisë në Federatën Ruse. Në trajnim do të parashtrohen edhe tendencat më të reja, ndryshimet ligjore dhe mundësitë për rritje të eksportit në këtë treg (internet shitje, furnizim të institucioneve, hyrje në tregje me shumicë.