Shkup, 18 mars – “Përfitimet prej sigurimit të prodhimit bujqësor” është tema e tribunës që sot do të mbahet në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Në tribunë do të marrë pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, drejtori i Agjencisë për Supervizion dhe Sigurim, Klime Poposki, kompanitë e sigurimeve dhe shoqatat bujqësore.