Tribunë për gratë dhe sigurinë e tyre në komunikacion, me rastin e “Ditës së Gruas” organizoi LAMM me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve. Në tribunën e sotme “Kushtet e motit si faktor për siguri në komunikacion” u drejtuan drejtoresha operative e LAMM, Irena Minoska-Pehlivanova, kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve Stojçe Stamenkovski, Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sanja Dimitrievska, si dhe ekspertë, profesorë dhe përfaqësues të jetës publike.
Siç theksohet në kumtesën e KRSKRR, pjesëmarrësit në tribunë kanë theksuar se roli i gruas bashkëkohore në komunikacion është i rëndësishëm dhe nuk kufizohet vetëm me kontributin e grave si pjesëmarrës aktiv në komunikacion dhe e njëjta është shumë e rëndësishme nëse merret parasysh se gruaja, para së gjithash ka qenë edhe nënë, prind, edukator.
Kultura e komunikacionit, etika, shprehitë e sjelljes në komunikacion mësohen që në vegjëli, ndërsa këtu roli i gruas – nënës gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet i pacenueshëm. “Procesi i ndryshimit të shprehive dhe kulturës së sjelljes në komunikacion është i ngadalshëm dhe i rëndë, por misioni ynë është fisnik dhe do të thotë shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe prandaj nuk do të ndalemi. Nuk heqim dorë, ndërsa mbështetja juaj për uljen e numrit të personave të pësuar në aksidente me të vërtet vlen shumë për ne”, deklaroi Stamenkovski.
Sipas Dimitrievskës hulumtimet dhe analizat tregojnë se gratë-shofere janë shumë të kujdesshme gjatë vozitjes, janë të përgjegjshme dhe i respektojnë rregullat e komunikacionit. Në nivel botëror 1.3 milionë njerëz vdesin çdo vit në rrugë si pasojë e aksidenteve, çdo 30 sekonda nga një njeri e humb jetën në aksident ose është mbi 3.000 persona në ditë, ndërsa 50 milionë persona në botë janë lënduar në aksidente në nivel vjetor ndërsa një pjesë e madhe e tyre mbeten me pasoja të përhershme.