Tribunë profesionale për aspekte komerciale të inovacionit dhe mundësitë financiare për mbështetjen e saj, si dhe për përvojat në Maqedoni në këtë fushë dhe strategjitë e ardhshme për zhvillim të biznes koncepteve inovative do të mbahet sot në kuadër të Panairit të 43-të ndërkombëtar Tehnoma 43.
Në tribunë do të debatohet se si Qeveria, biznesi dhe shoqëria munden t’i nxisin inovacionet dhe komercializimin e tyre në kontekst të mbështetjes financiare, të cilat janë përvojat e deritanishme, planet dhe strategjitë për përmbajtjet që i krijojnë edhe bashkësitë e reja të biznesit (startape, përshpejtues, shpërndarës). Në tribunë do të marrin pjesë përfaqësues të të gjithë faktorëve, veprimi i të cilëve është në drejtim të financimit dhe komercializimit të inovacioneve.