Kanceri në zorrën e trashë zbulohet në fazë shumë të vonshme edhe krahas të gjitha fushatave. Në vit janë 500 raste të reja të zbuluara, ndërsa 400 vdesin. Nëse sëmundja zbulohet në fazë sa më të hershme, atëherë shërimi është 90 për qind. Në vitin 2015 nga gjithsej 100.000 skrining teste vetëm 20.000 janë shfrytëzuar.
Këtë e theksuan pjesëmarrësit në tribunën edukative “Sfida të reja në mjekim dhe trajtimi i kancerit në zorrën e trashë dhe rektumi”, që sot në Fakultetin e Mjekësisë e organizon Shoqata për luftë kundër kancerit “Borka – për çdo ditë të re”.
Kryetarja e Shoqatës, Biba Dodeva tha se incidenca për këtë lloj të kancerit, i cili zbulohet në fazë shumë të vonshme, ende rritet dhe vdekshmëria është në nivel shumë të lartë. Maqedonia, theksoi, është në vendin e tretë sipas vdekshmërisë nga sëmundjet malinje.
Rektori i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup, Nikolla Jankullovski i cili është kirurg për abdomen, tha se kanceri në zorrën e trashë është një prej sëmundjeve më të shpeshta abdominale dhe në 10 vitet e fundit numri i rasteve të reja në vit në Maqedoni arrin rreth 500, ndërsa numri i të vdekurve është 400.