Në Sekretariatin për Çështje Evropiane sot do të mbahet tribunë me sektorin civil kushtuar përmbajtjes, implementimit, si dhe rëndësisë së Planit 3-6-9. Tribunën, siç njofton SÇE, do ta hapë zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Në tribunë janë të ftuar përfaqësuesit e sektorit civil, mediat, ekspertë dhe palë të tjera të interesuara.