Ramallah, 3 mars – Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) njoftoi sot se do të fillojë hetim zyrtar për krime lufte në territorin palestinez, ku do të përfshihen dy palët në konflikt, ndërsa pala palestineze e ka mirëpritur fillimin e hetimit.
Vendimi vjen pasi gjykata në Hagë më 5 shkurt, votoi kompetencë për rastin, duke shkaktuar zemërim nga Uashingtoni dhe Jerusalemi.
Autoritetet palestineze e mirëpritën vendimin e Gjykatës së Hagës
“E kemi pritur këtë hap për një kohë të gjatë. Fillimi i hetimit e mbështet kërkesën tonë të vazhdueshme për drejtësi dhe përgjegjësi, që do të jetë shtyllë e paqes që e meriton populli palestinez”, deklaroi zëdhënësi palestinez i Punëve të Jashtme.