Xhenxhefili ka shumë veti mjekësore. Forcon imunitetin, përmirëson tretjen, zvogëlon fryrjet, zvogëlon proceset inflamatore në trup dhe largon toksinat nga mushkëritë e pjesa tjetër e trupit, prandaj rekomandohet për duhanpirësit e dikurshëm dhe aktualë
Studimet kanë treguar se konsumimi i një lloji të caktuar të ushqimit dhe pijeve ndihmon trupin për të hequr qafe substancat e dëmshme në trup. Ushqimet që kanë dhënë rezultatet më të mira janë: hudhra, xhenxhefili dhe shafrani i Indisë.
HUDHRA
Shumë veti shëruese i atribuohen hudhrës. Atë e quajnë një antibiotik natyral, një mjet për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes, një bimë e fuqishme me efekte antikancerogjene dhe anti-inflamatore që shtyp kërpudhat dhe disa viruse. Hudhra përmban alicinë, e cila shkatërron infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes dhe shumë studime kanë treguar se është një ndihmës efektiv në pastrimin e mushkërive të njerëzve që janë duhanpirës, si dhe të ish-përdoruesve të duhanit. Hudhra u jep shije shumë pjatave dhe ka vetitë më shëruese kur hahet e papërpunuar. Megjithatë, kini parasysh se sasitë e mëdha të hudhrës nuk rekomandohen për personat që kanë probleme me stomakun dhe sistemin tretës.
XHENXHEFILI
Xhenxhefili ka shumë veti mjekësore. Forcon imunitetin, përmirëson tretjen, zvogëlon fryrjet, zvogëlon proceset inflamatore në trup dhe largon toksinat nga mushkëritë e pjesa tjetër e trupit, prandaj rekomandohet për duhanpirësit e dikurshëm dhe aktualë. Edhe pse kjo rrënjë me shije limoni e ka origjinën nga Azia Juglindore, vitet e fundit ajo është gjithnjë e më e pranishme në tregje. Më së shpeshti bëhet çaj ose shtohet në pije dhe mund të përdoret gjithashtu si erëz për gatimet e kripura e të ëmbla. Nuk duhet të hani më shumë se një copë xhenxhefil me madhësi rreth dy centimetra në ditë. Nëse nuk jeni të sigurt për dozën e duhur, konsultohuni me një mjek ose nutricist.
SHAFRANI I INDISË
Përfshini shafranin e Indisë në dietën tuaj. Studimet kanë treguar se kjo specie bimore nga familja e xhenxhefilit përmirëson pastrimin e mushkërive nga substancat e dëmshme si rezultat i pirjes së duhanit ose jetesës në një zonë të ndotur. Përveç kësaj, parandalon sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes. Shafrani i Indisë përdoret tradicionalisht në përgatitjen e shumë pjatave aziatike, por gjithnjë e më shumë po përdoret dhe në kuzhinat e vendeve të tjera. Për të shijuar përfitimet anti-inflamatore të shafranit të Indisë, përzieni atë me piper, në mënyrë që të jetë më efektiv.