West Ham United ka hyrë në garë për mesfushorin kroat Ivan Perisiq, që do të largohet në verë nga Interi. Për 30-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat e tjera londineze Arsenal dhe Tottenahmi, transmeton KTV, percjell gazeta Koha. Sipas “Gazeta dello sport” “Çekanët” pritet të ofrojnë 35 milionë euro për kroatin. 30-vjeçari këtë sezon me Interin, në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka tetë asistime.