Dy shqiponja të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore i kanë ndarë detyrat prindërore duke i rritur së bashkë të vegjlit e tyre.
Dy meshkujt quhen Valor I dhe Valor II ndërkaq shqiponja femër quhet Starr.
Kjo ka ndodhur në Upper Mississippi River National Wildlife dhe përmes një transmetimi online të cilin e kanë mundësuar kujdestarët e kësaj zone, shihet se si shqiponjat e bëjnë me radhë që të vijë herë njëra, herë tjetra dhe herë e treta që të kujdesen për folenë dhe t’i ushqejnë zogjtë e shqiponjës.
Ato bashkëpunojnë duke ndarë madje punën baras dhe duke u përfshirë në secilin aspekt.
Të gjithë i sjellin thuprat, shqiponjat meshkuj pastaj i vendosin ku mendojnë se duhet t’i vendosin, dhe të njëjtën gjë e bën shqiponja femër.
Kur vjen puna për t’i ngrohur vezët, shqiponja femër kryen shumë punë, mirëpo kur ajo lodhet, atëherë njëri nga ta vendos ta zëvendësojë.
Ata sigurohen që të gjithë të ushqehen dhe të zhvillohen si duhet, dhe kurrë nuk ka mungesë ushqimi.
Është tejet e pazakontë që shqiponjat e këtij lloji të prindërojnë në treshe, mirëpo sipas Shoqatës Kombëtare Audubon kjo më herët është hasur edhe në Alaska më 1977, Minesotta më 1983 si dhe Kaliforni më 1992.