Qeveria e Bullgarisë mori obligimin për hapjen e tre qendrave të reja për refugjatë nga lloji i hapur. Ky vendim është pjesë nga marrëveshja me KE-në për ndarjen e mjeteve për mbrojtjen e kufirit jugor dhe detar, deklaroi për “Bi-Ti-Vi” zëvendëspresidentja e këtij vendi, Ilijana Jotova. Ajo theksoi se në cilësinë e eurodeputetes e ka parashtruar pyetjen në Parlamentin Evropian dhe nga përgjigja është e qartë se vendi nuk do t’i marrë 160 milionë eurot, të cilat u kërkuan nga ana e kryeministrit Bojko Borisov dedikuar për këtë program. “Shuma është 101 milionë euro, në të cilën ka 10 për qind pjesëmarrje nga ana e Bullgarisë. Përveç kësaj duhet të ndërtojmë edhe tre qendra të reja refugjatësh nga tipi i hapur. Kjo me siguri do të ndodhë gjatë udhëheqjes të qeverisë së re”, theksoi Jotova. Gjegjësisht, 18,9 milionë euro do të shpenzohen për ndërtim të kampeve. Ende nuk dihet ku do të vendosen ato.