Kampioni i Evropës po vuan mungesën e golave në këto xhirot e fundit. Dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit, janë rezultate që pak kush i ka pritur për Real Madridin e Julen Lopeteguit. Ajo që shqetëson më shumë madrilenët është mungesa e golave, pasi në tri takimet e fundit, ata nuk ia kanë dalë të shënojnë asnjëherë. Një ecuri të tillë Reali nuk e ka pasur që nga sezoni 2006/2007, kur nuk shënonte në tri ndeshje asnjë gol. Humbja me CSKA Moskën është e dyta në të gjitha garat dhe këto rezultate negative, Reali kërkon t’i ndalë kurrë këtë fundjavë do të ndeshet me Deportivo Alaves.