Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për rreziqet e shumta shëndetësore që rrjedhin nga pirja e duhanit. Mirëpo, përdorimi i duhanit vazhdon të jetë shkaktari kryesor i vdekjeve dhe sëmundjeve të parandalueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtu janë të renditura disa mënyra efektive që ju ndihmojnë për ta lënë duhanin:
- Caktoni ditën për ta lënë duhanin.
Sapo ta bindni vetën për ta lënë duhanin, vendosni për datën. Caktoni një datë që nuk është shumë afër në mënyrë që t’i jepni vetes kohë për tu përgatitur.
- Konsideroni medikamente që nuk përmbajnë nikotinë.
Lënia e duhanit pa ndihmën e medikamenteve është një metodë e njohur dhe e preferuar. Mirëpo vetëm 6% e këtyre rasteve janë të suksesshme. Shumica e nënvlerësojnë se sa e vështirë është varësia ndaj nikotinës.
- Kërkoni mbështetje.
Varësia emocionale dhe fizike që keni ndaj duhanit e bëjnë të vështirë nganjëherë të qëndroni larg nikotinës. Nëse hasni në këto probleme, është më mirë t’iu drejtoheni shërbimeve të këshillimit dhe materialeve ndihmëse.