Një fotograf priti për tri ditë me radhë që të mund të kapte fotografinë perfekte të dy shqiponjave që përlesheshin në ajër. Ben Hall qëndroi në rajonin malor të Hortobagy-t, në Hungari, për të fotografuar shqiponja ku ia doli që të realizonte shkrepjet. Ai tha se çdo gjë erdhi në momentin ideal, që nga dëbora, rrezet e dimërore të diellit dhe beteja e ashpër mes zogjve.