Skuadra e Juventusit ka njoftuar se David Trezeguet është emëruar si ambasador zyrtar i klubit. Trezeguet ka qenë një nga sulmuesit më të mirë dhe aktualisht mban rekordin si lojtari i huaj me më së shumti gola tek ‘Zonja e Vjetër’, shkruan GazetaBlic. Skuadra italiane ka shpërblyer lojtarin, duke e emëruar atë si ambasador zyrtar të klubit për tre vitet e ardhshme.
“David Trezeguet është një ikonë e vërtetë e Juventusit,” shkruhet në deklaratën e Zonjës së Vjetër. “Pra, ai është emëruar sot si ambasador zyrtar i klubit, duke zgjeruar një lidhje që deri më tani është karakterizuar nga suksesi i mrekullueshëm. Për tre vitet e ardhshme, Trezeguet do të përfaqësojë Juventusin në fushën e zhvillimit global të tregtisë”, thonë nga klubi bardhezi.